top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI VALLAQ; ZVEÇAN | POLICIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS + AKI-ja KRYEN KONTROLLE NË OBJEKTIN E POLITIKANIT SERB ALEKSANDAR ARSENIJEVIÇ | GJETËN ARMATIM PËR LUFTË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 22
  • 1 min read
ree

Fshati Vallaq, Zveçanit, Republika e Kosovës | Strukturat e Posaçme të Policisë në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) + Prokurorinë, si dhe në monitorim të KFOR-it dhe të EULEX-it kryen kontrolle në objektet e:

1- Z. Aleksandar Arsenijeviç (politikan serb).

Njoftim | Sot, njësitet relevante të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me AKI dhe prokurorinë me monitorim nga KFOR dhe Eulex, kanë realizuar një bastisje në fshatin Vallaq të Zveçanit, ku janë gjetur raketahedhës dore (zolla), granata dore, tronblonë, armë dhe municion i llojeve të ndryshme.


Një arsenal i tërë i mjaftueshëm për një njësit terrorist.


Sipas informacioneve që kam pranuar, armatimi i rëndë është gjetur në një objekt që i përket politikanit Aleksandar Arsenijevic.


Krimi nuk mund të fshihet kurrë, pavarësisht petkut që vesh.


Veçanërisht përballë institucioneve tejet vigjilente e profesionale që po punojnë pa u ndalur në ofrimin e sigurisë e sundimit të rendit e ligjit në çdo cep të territorit të Republikës së Kosovës.


Nuk do të ndalemi derisa në çrrënjosjen e plotë të mbetjeve kriminale e terroriste të Serbisë nga vendi ynë, thuhet në njoftimin e ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Komentáře

Hodnoceno 0 z 5 hvězdiček.
Zatím žádné hodnocení

Přidejte hodnocení
bottom of page