top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ZVEÇAN: U ARRESTUA MILIJOJKO DJORDJEVIÇ || NË CILËSINË E KREUT TË NJË NJËSIE POLICORE KREU VRASJE + TORTURA + DËBIME NGA BANESAT + KRIME TË TJERA KUNDËR POPULLATËS CIVILE SHQIPTARE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Zveçan, Republika e Kosovës | Strukturat e Posaçme të Policisë arrestuan:

1- Z. Milijojko Djordjeviç, qytetar serb.

 

Ai akuzohet se ka kryer krime kundër popullsisë qytetare (civile) shqiptare gjatë vitit 1999 në komunën e Zveçanit.

 

Hetmet penale paraprake po kryhen nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.


Në cilësinë e komandantit të Njësisë së Policisë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP), ka marrë pjesë në vrasje, dëbime me forcë, plaçkitje, tortura dhe rrahje sistematike të civilëve shqiptarë.

 

Në fshatin Zhazhë gjatë një operacioni ushtarako-policor të kryer në muajin prill të vitit 1999 sipas hetimeve penale paraprake janë vrarë shtatë qytetarë shqiptarë, trupat e të cilëve, janë gjetur në varrezat e fshatit Suhodoll, në komunën e Mitrovicës.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page