FSHATI TËRRNAVË; BESIANË | BURIM BYTYÇI (BYTYQI) NGA FSHATI DUGAJEVË I KLINËS U ARRESTUA; KONSIDEROHET I LIDHUR ME NJË MASHTRIM NË SHIT-BLERJE ME VLERË 25500 €; U DENONCUA NGA AZEM PODVORICA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 16
- 1 min read

Fshati Tërrnavë, Besianë (Podujevë), Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Burim Bytyçi (Bytyqi), nga fshati Dugajevë, Klinë.
Ai konsiderohet subjekt i lidhur me një mashtrim në shit-blerje, me vlerë 25500 €, me subjektin Azem Podvorica, në datën 03.10.2025, ku objekt shit-blerjeje ishte një bager i tipit “Bobcat E-19”, i cili, u gjet dhe u sekuestrua në fshatin Poterç të Klinës, në datën 15.10.2025.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Mashtrim”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments