FSHATI TROJAS; BELSH | KLAJDI ZEKTHI U KONSTATUA I VDEKUR NË VENDIN E PUNËS.

Fshati Trojas, Belsh, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Z. Klajdi Zekthi, me moshë 32 vjeç, u konstatua i vdekur në vendin e punës; ai ishte elektriçist i OShEE-së.
Njoftim | Rreth orës 09:30, në fshatin Trojas, shtetasi K. Z., 32 vjeç, elektricist i OSHEE-së, dyshohet se, gjatë kryerjes së punimeve për riparimin e linjës elektrike, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Si pasojë, shtetasi K. Z. ka humbur jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comments