FSHATI TREN; DEVOLL | LAVDIM SHTIRA MBETI I VDEKUR NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK; FLORENC PAJO (BANUES NË FSHATIN SUL) U ARRESTUA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 31
- 1 min read

Fshati Tren, Devoll, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Një aksident automobilistik ngjau në aksin rrugor pranë kryqëzimit të fshatit Tren.
Si pasojë, mbeti i vdekur:
1- Z. Lavdim Shtira, këmbësor, me moshë 62 vjeç.
Si shkaktar i aksidenti automobilistik u arrestua:
1- Z. Florenc Pajo, me moshë 47 vjeç, banues në fshatin Sul, Devoll.
Njoftim | Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. P., 47 vjeç, banues në fshatin Sul, Devoll, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
Sot rreth orës 11:45, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Tren, automjeti me drejtues shtetasin F. P., ka përplasur shtetasin L. Sh., rreth 62 vjeç, i cili sapo kishte zbritur nga një automjet tjetër.
Si pasojë e aksidentit, 62-vjeçari ka marrë dëmtime trupore dhe ka ndërruar jetë më pas në spitalin e Korçës, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments