top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI SHËN VASIL; HIMARË | KOSTANDIN VOGLI U ARRESTUA NË LIDHJE ME VRASJEN E REXHEP ISMAILIT NË FSHATIN GJASHTË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 3 min read
I ndjeri
I ndjeri

Fshati Shën Vasil, Himarë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Kostandin Vogli, me moshë 31 vjeç.


Shpallën në kërkim policor:

1- Z. Lulzim Tabaku.

2- Z. Idriz Çela.

3- Z. Eljo Muço.

4- Z. Marjo Agalliu.

5- Z. Ermal Shkalla.


Ata konsiderohen të përfshirë në vrasjen e:

1- Z. Rexhep Ismaili.


Subjekt veprimesh proceduriale penale është edhe:

1- Z. Hajredin Ismaili.

2- Z. Viktor (Tori) Ruci.

I ndjeri me deputeten e subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë Ina Zhupa
I ndjeri me deputeten e subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë Ina Zhupa
I ndjeri
I ndjeri

Njoftim | Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e fshatit Gjashtë, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit R. I., ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi R. I., 66 vjeç, si dhe u plagos shtetasi K.V. (K V).


Si rezultat i veprimeve hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes si dhe zbardhja e dinamikës së ngjarjes.


Gjithashtu, vetëm pak momente më parë është bërë dhe shoqërimi i shtetasit të plagosur K. V., i cili aktualisht po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Në vijim ky shtetas do t’u nënshtrohet procedurave penale.


Nga hetimet rezultoi se mbrëmjen e djeshme, shtetasit:


L.T., I.C., E.M., K.V., M.A., dhe E.Sh., kanë shkuar në lokalin e viktimës dhe janë drejtuar te tavolina ku ndodheshin shtetasi T. R. i shoqëruar nga viktima dhe persona të tjerë të pranishëm duke filluar menjëherë konfliktin me sende të forta me këta shtetas.


Gjatë konfliktit të dhunshëm, rezulton se viktima R. I., ka marrë një armë zjarri automatike dhe ka qëlluar në drejtim të shtetasve të përfshirë në konflikt.


Në vijim të ngjarjes, dyshohet se shtetasi L. T. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit R. I., i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.


Gjithashtu gjatë shkëmbit të zjarrit ka mbetur i plagosur në këmbë edhe shtetasi K.V.


Pas ngjarjes, të gjithë shtetasit e përfshirë në konflikt janë larguar nga vendi i ngjarjes.


Ndërkohë, dyshohet se vëllai i viktimës, shtetasi H. I., ka larguar nga vendngjarja dhe fshehur armën e zjarrit automatike së bashku me një krehër me 21 fishekë, të cilat më pas u gjetën dhe u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale.


Gjithashtu, u sekuestruan prova të tjera materiale, konkretisht një automjet tip “Audi Q8”, dhe fishekë dhe gëzhoja të kalibrave të ndryshëm dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë vijimit të hetimeve.


Gjatë kontrolleve të mëtejshme, në fshatin Nivicë u gjet i braktisur motomjeti, me të cilin dyshohet se është larguar nga vendngjarja autori i dyshuar, shtetasi L. T.


Po ashtu, në lagjen nr. 1, Sarandë, u gjet dhe u bllokua një automjet tip “Audi”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e përfshirë në ngjarje.


Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u shpallën në kërkim shtetasit:

L. T., 37 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”;


I. C., 40 vjeç, E. M., 19 vjeç, K. V., 31 vjeç, M. A., 22 vjeç dhe E. Sh., 21 vjeç, për veprat penale “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”.


Si dhe u proceduar penalisht shtetasi H. I., 60 vjeç, vëllai i viktimës.


Vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes si dhe kërkimet intensive për lokalizimin dhe kapjen e të gjithë shtetasve të shpallur në kërkim.


Në këtë kuadër, ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit, duke dhënë çdo informacion të vlefshëm për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për parandalimin e veprimeve të paligjshme.


Policia e Qarkut Vlorë mbetet maksimalisht e angazhuar në luftën kundër kriminalitetit dhe në garantimin e rendit dhe sigurisë për qytetarët, turistët dhe vizitorët, u tha në një deklaratë zyrtare nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Elidon Çela.

Z. Viktor (Tori) Ruci
Z. Viktor (Tori) Ruci
I ndjeri
I ndjeri

Pamje fotografike amatore nga vendi i ngjarjes kriminale
Pamje fotografike amatore nga vendi i ngjarjes kriminale

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page