top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI SHËN AVLASH; DURRËS | ROBERT LAMNICA U ARRESTUA; ALMA H... U SHPALL NË KËRKIM POLICOR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 days ago
  • 2 min read
ree

Fshati Shën Avlash, Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Robert Lamnica, me moshë 40 vjeç.

 

Shpallën në kërkim policor:

1- Znj. Alma H... .


Njoftim | Durrës/Vijon operacioni policor i koduar "Last Threat".


Ndërkohë që ishte me masë sigurie "Arrest në shtëpi", i ofroi marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesës, një 44-vjeçari, dhe bashkëpunoi me një 40-vjeçar, i cili i mori me dhunë 44-vjeçarit, celularin dhe një shumë parash, shpallet në kërkim 49-vjeçarja.


Vihet në pranga 40-vjeçari, gjithashtu me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për të njëjtën veprimtari kriminale të kryer më parë, në bashkëpunim me 49-vjeçaren.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin R. L., 40 vjeç, banues në fshatin Shënavlash, dhe shpallën në kërkim shtetasen A. H., 49 vjeçe, banuese në Durrës.


49-vjeçarja, ndërkohë që ishte me masë sigurie "Arrest në shtëpi", dyshohet se i ka ofruar marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesës, në banesën e saj, një 44-vjeçari.


Në këtë banesë, shtetasi R. L. i ka marrë me dhunë 44-vjeçarit, celularin dhe një shumë parash.


Shtetasja A. H. dhe shtetasi R. L. ishin me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Durrësit, në kuadër të operacionit të koduar "Last Threat", i zhvilluar në muajin prill.


Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page