FSHATI SHKABAJ; PRISHTINË | GENTIJAN GJIKA (QYTETAR I RSH-së) U ARRESTUA; NËN HETIM PENAL PËR “VJEDHJE E RËNDË”; QARKULLONTE ME NJË AUTOMJET NË PRONËSI TË EDONIS KRASNIQIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 21
- 1 min read

Fshati Shkabaj, Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Gentijan Gjika, me moshë 31 vjeç, qytetar i Republikës së Shqipërisë.
Ai konsiderohet subjekt i përfshirë në ndjekjen e një qytetari të Republikës së Kosovës, ndjekje të cilën e kishte vënë në zbatim:
1- I veshur me uniformë pa logo të Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë.
2- Nën drejtimin e një automjeti të tipit “Golf”, në pronësi të z. Edonis Krasniqi (me moshë 26 vjeç), automjet i vjedhur në parkingun e shoqërisë tregtare “Izolimi Group”, në aksin rrugor “Prishtinë-Mitrovicë”.
3- I papajisur me dokumente identifikimi.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Vjedhje e rëndë”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
































Comments