top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “KEMAJL AZIZI”; VITI | U SHOQËRUAN PËR INTERVISTIM NË POLICINË VENDORE LULZIM IDRIZI; ALBIN IDRIZI; EGZON KAMBERI; DRITON PAJAZITI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 7 hours ago
  • 2 min read

Rruga “Kemajl Azizi”, Viti, Viti | Strukturat vendore të Policisë shoqëruan për intervistim:

1- Z. Lulzim Idrizi.

2- Z. Albin Idrizi.

3- Z. Egzon Kamberi.

4- Z. Driton Pajaziti.

 

Shoqërimi dhe intervistimi i tyre në ambientet policore lidhet me dhunën në familje të ndodhur më 12 maj të vitit 2025.

 

Gjatë hetimeve penale paraprake doli në pah edhe një shkelje tjetër penale, ajo që lidhet me armëmbajtjen pa leje.

 

Gjatë intervistimit të z. Lulzim Idrizi, me moshë 56 vjeç ku ai akuzonte të birin (z. Albin Idrizi me moshë 24 vjeç) për ushtrim dhune fizike, ai gjithashtu ka denoncuar se i biri i kishte marrë pa leje një armë zjarri (pushkë e trashëguar), për vendndodhjen e së cilës tashmë nuk kishte dijeni.

 

Nga hetimet penale paraprake u zbulua se arma e zjarrit gjendej në zotërimin e z. Egzon Kamberi (me moshë 34 vjeç).

 

Policia vendore sekuestroi armën e zjarrit me cilësimet e mëposhtëme teknike:

1- Pushkë e prodhimit jugosllav; model “Bolt Arifle”; kalibër 7×9 mm; pa municion.

 

Tashmë ata janë nën hetim penal paraprak për shkelje penale të parashikuar si:

1- Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page