FSHATI SHALLCË; VUSHTRRI | ÇLIRIM (QLIRIM) KADRIU U ARRESTUA; DY VEPRA PENALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Fshati Shallcë, Vushtrri, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Çlirim (Qlirim) Kadriu.
Ai konsiderohet subjekt i përfshirë në të shtëna me armë zjarri.
Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një armë zjarri automatike e gjatë (krahu).
2- Municion luftarak (9 fishekë).
3- Një armë zjarri e shkurtër (brezi).
4- Municion luftarak (18 fishekë).
5- Një armë zjarri e shkurtër (brezi).
6- Municion luftarak (11 fishekë).
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim i paautorizuar i armës”.
2- “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments