FSHATI RRAJCË; PËRRENJAS | U ARRESTUA ORTEO GURRA: AKUZOHET PËR DJEGJEN E NJË MAGAZINE MALLRASH NË FSHATIN KOVANIK.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 10 hours ago
- 1 min read

Fshati Rrajcë, Përrenjas, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Orteo Gurra.
Ai akuzohet për djegien e një magazine me pajisje elektoshtëpiake në në fshatin Kovanik, Njësia Administrative Rrajcë (Përrenjas).
Njoftim | I vuri zjarrin një magazine me pajisje elektroshtëpiake, për motive të dobëta, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 21-vjeçari.
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga Komisariati i Policisë Librazhd, për djegien e një magazine në fshatin Kovanik, njësia administrative Rrajc, më datë 10.05.2025, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar i zjarrvënies, shtetasi: O. G., 21 vjeç, banues në fshatin Rrajcë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi O. G., për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin magazinës me pajisje elektoshtëpiake, në pronësi të shtetasit M. H. Nga zjarri janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments