FSHATI ROMAJË; PRIZREN | SHAQIR UKAJ U ARRESTUA; DY VEPRA PENALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 14
- 1 min read

Fshati Romajë, Prizren, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Shaqir Ukaj.
Ai konsiderohet doras në goditjen me naxhake (sakicë) të të vëllait, i cili, mbeti i lënduar.
Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një naxhake (sakicë).
2- Armë të ftohta (thika).
3- Një shufër metalike.
4- Një dorezë metalike.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Lëndim i lehtë trupor”.
2- “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




































Comments