PRIZREN | U ARRESTUA KRISTJAN HASANAJ (QYTETAR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË); GRABITJE NË BASHKËPUNIM ME ORGITO HOXHËN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 11
- 1 min read

Prizren, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Kristjan Hasanaj, me moshë 24 vjeç, qytetar i Republikës së Shqipërisë.
Ai u ekstradua në drejtim të autoriteteve të Drejtësisë Penale të Republikës së Kosovës i akuzuar se së bashku me z. Orgito Hoxha (me moshë 21 vjeç) u përfshinë në grabitjen e një subjketi (femër), së cilës, i morën një zinxhir të florinjtë me vlerë financiare rreth një mijë €, ngjarje kriminale e ndodhur në datën 20.07.2022 - në Prizren.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




































Comments