top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI RISLI; VLORË | BRAJAN HABAZAJ U ARRESTUA; U SHPALLËN NË KËRKIM POLICOR ROBERTO LAPA DHE LEANDRO KAPLLANI (LAPA).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 2 min read

Fshati Risli, Vlorë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Brajan Habazaj, me moshë 24 vjeç, banues në fshatin Risili, Vlorë.


Shpallën në kërkim policor:

1- Z. Roberto Lapa, me moshë 30 vjeç.

2- Z. Leandro Kapllani (Lapa), me moshë 34 vjeç, të dy banues në Risili.


Njoftim | Strukturat hetimore dhe operacionale të DVP Vlorë, menjëherë pas marrjes së informacionit për një shtetas që e kishin marrë me forcë në automjet, organizuan punën për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.


Falë reagimit dhe veprimeve të shpejta hetimore, të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “STRIKE 2”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 24 vjeç, banues në fshatin Risili, Vlorë, si dhe shpallën në kërkim policor shtetasit R. L., 30 vjeç dhe L. K. (L.), 34 vjeç (vëllezër), të dy banues në fshatin Risili, Vlorë.


Nga hetimet paraprake dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë me forcë në automjetin në përdorim të dy vëllezërve, një 20-vjeçar, dhe më pas e kanë çuar në një ambient të veçuar, ku kanë ushtruar dhunë ndaj tij, me qëllim përfitimin e shumës monetare 6000 euro.


Vijon puna, në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, të kryera në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page