FSHATI OSHTIMË; VLORË | ALBANO HOXHA MBETI I VDEKUR NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read

Fshati Oshtimë; Vlorë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Një aksident automobilistik ngjau afër fshatit Oshtimë.
Si pasojë, mbeti i vdekur:
1- Z. Albano Hoxha.
Njoftim | Rreth orës 11:10, në aksin rrugor “Panaja-Novoselë”, shtetasi A. H., 34 vjeç, banues në Novoselë, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur.
Shtetasi A. H. është dërguar në spital, por ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




















Comments