FSHATI RADHIMË; VLORË | AGJENTURA E KRIMIT ORDINER GJOBITI ME 5 MILIONË € SIPËRMARRËSIN TREGTAR VASIL BEDINAJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 8 hours ago
- 2 min read

Fshati Radhimë, Vlorë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se subjekte (meshkuj) të paidentifikuar gjobitën kriminalisht me pesë (5) milionë € gjobë:
1- Z. Vasil Bedinaj, sipërmarrës tregtar, pronar hotelesh.
Deklaratë | “5 milionë euro gjobë ndryshe zhduku nga Shqipëria”, - tha z. Bedinaj, përpara autoriteteve të zbatimit të ligjit.
Gjatë ndjekjes policore një automjet me të cilin udhëtonin dy veta u aksidentua pranë urës së fshatit Peshkëpi, Vlorë.
Si pasojë e aksidentit automobilistik ata pësuan dëmtime të rënda fizike.
Njoftim | Vlorë.
Informacion paraprak.
Rreth orës 11:30, pronari i një resorti në Vlorë ka njoftuar Policinë se persona të armatosur po konfliktoheshin me të.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në drejtim të adresës së dhënë, si dhe kanë ngritur pika kontrolli.
Shërbimet e Policisë, në afërsi të Pusit të Mezinit, kanë konstatuar një automjet që lëvizte me shpejtësi dhe janë vënë në ndjekje të tij.
Drejtuesi i këtij automjeti ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar.
Në automjet janë konstatuar 3 shtetas, 2 prej të cilëve janë dëmtuar si pasojë e aksidentit, ndërsa tjetri nuk ka probleme shëndetësore.
Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri, pistoletë.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes dhe identifikimin e të gjithë shtetasve të përfshirë.
Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e disa DVP-ve të tjera, po kryejnë kontrolle dhe veprime të tjera, me qëllim identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Meqenëse veprimet janë dinamike, në përfundim të veprimeve të para hetimore do të ketë një njoftim të plotë për ngjarjen, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)







Comments