top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI POZHERAN (RRAFSHMIR); VITI | IDEAL HALABAKU U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK NË AUTOSTRADËN “ARBËN XHAFERI”: VDIQ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 8, 2025
  • 1 min read

Updated: Jun 10, 2025

Z. Ideal Halabaku.
Z. Ideal Halabaku.

Fshati Pozheran (Rrafshmir), Viti, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:

1- Z. Ideal Halabaku vdiq si pasojë e një aksidenti automobilistik që ngjau në autostradën “Arbën Xhaferi”.


Autoritetet po hetojnë penalisht paraprakisht për të dokumentuar shkresërisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Z. Ideal Halabaku.
Z. Ideal Halabaku.

Lajm në përditësim, ... 👇👇👇


Njoftim zyrtar | Hetim mbi vdekjen e rastit në Kaçanik.


Më datë 08.06.2025, rreth orës 13:15, jemi njoftuar nga një qytetar për gjetjen e trupit të pajetë të viktimës I.H (M/K) i moshës 26 vjeç.


Dyshohet se viktima kishte pësuar aksident trafiku rreth orës 05:00 të mëngjesit në autostradën “Arbën Xhaferi”, afër fshatit Bob, komuna e Kaçanikut.


Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Trafikut të Autostradës. Pas ekzaminimeve fillestare nga hetuesit e trafikut, është konstatuar se vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit.


Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit e stacionit policor Kaçanik, ndërsa rreth orës 16:45, janë angazhuar edhe Hetimet Rajonale dhe Forenzika Rajonale.


Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori për krime të rënda nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, i cili ka autorizuar inicimin e rastit si:

“Hetim mbi vdekjen”.


Për informata shtesë, do të njoftoheni pasi të kryhen ekzaminimet e nevojshme nga hetuesit rajonal, thuhet në njoftimin e Policisë së Republikës së Kosovës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

1 Comment

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
El
Jun 09, 2025
Rated 1 out of 5 stars.

Turp qe shperndani kesi dezinformacione, rasti ska te bej me aksidente Automobilistike lexoni meshume dhe merrni burime te sigurta para se te publikoni kesi keqinformime dhe dezinformata.



Like

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page