FSHATI PLASË; MALIQ | DENIS MEMINI DHE ERVIS DAKOLLI U ARRESTUAN; 28 AFRIKANË PËR NË MALIN E ZI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 5 minutes ago
- 2 min read
Fshati Plasë, Maliq, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Denis Memini, me moshë 42 vjeç, banues në Korçë.
2- Z. Ervis Dakolli, me moshë 31 vjeç, banues në fshatin Belorta, Maliq.
Njoftim | DVKM Korçë.
Vijojnë goditjen e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë kundrejt fitimit, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit nga emigrantët që vijnë nga vendet e treta.
Finalizohet nga Shërbimet e Policisë Kufitare operacioni i koduar “Route”.
Arrestohen 2 shtetas, të cilët u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, duke ndihmuar për t’i transportuar me mjete të ndryshme drejt Shkodrës, kundrejt pagesës, 28 shtetas afrikanë që synonin të kalonin ilegalisht kufirin për në Malin e Zi.
Sekuestrohen automjeti, 6500 euro dhe 3 aparate celularë.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Route”.
Si rezultat i operacionit, u arrestuan shtetasi J. M., alias D. M., 42 vjeç, banues në Korçë dhe shtetasi E. D., 31 vjeç, banues në fshatin Belorta, Maliq.
Nga verifikimet rezultoi që shtetasi E. D. ka qenë me masën e sigurisë atë të “Arrestit në shtëpi”.
Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në fshatin Plasë, Maliq, ku kishin grumbulluar rreth 28 shtetas sudanezë, të cilët më pas, nga 7-8 shtetas, i transportonin me mjete të ndryshme drejt veriut të Shqipërisë, të cilët synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme në territorin e Malit të Zi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


