FSHATI VLOÇISHT; MALIQ | OLTIN PISHTARI U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK; VDIQ; KRISTI CENOLLI MBETI I PLAGOSUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 hours ago
- 1 min read
Fshati Vloçisht, Maliq, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se si pasojë e një aksidenti automobilistik që ngjau në aksin rrugor “Korçë–Pogradec” mbeti i vdekur:
1- Z. Oltin Pishtari, me moshë 26 vjeç.
Të plagosur mbetën:
1- Z. Kristi Cenolli.
2- Një subjekt tjetër (jashtë rrezikut për jetën).
Njoftim | Rreth orës 01:00, në aksin rrugor Korçë–Pogradec, në afërsi të fshatit Vloçisht, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin O. P., 26 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin K. C., 27 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi O. P.
Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Audi”, shtetasi K. C., si dhe një pasagjer që udhëtonte në këtë automjet.
Të dy po marrin mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)









Comments