top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI PAVLAN; PEJË | ARMIR OSMANI (I BIRI I SIPËRMARRËSIT ISMET OSMANI-CURRI NGA MITROVICA) MBETI I VDEKUR NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK | MAKINA I DOLI NGA RRUGA DHE I MORI ZJARR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 2
  • 1 min read
Bir e at.
Bir e at.

Fshati Pavlan, Pejë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë konstatuan se:

1- Z. Armir Osmani (i biri i sipërmarrësit Ismet Osmani-Curri nga Mitrovica) mbeti i vdekur në një aksident automobilistik - i cili, ngjau në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme.


Varrimi i tij do të bëhet sot, në orën 19:00, në varrezat e fshatit Zhabar të Mitrovicës.

Z. Armir Osmani.
Z. Armir Osmani.

Njoftim | Sot me datën, 01.06.2025, rreth orës 02:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Pavlan- Pejë, në këtë aksident ishte e përfshirë një veturë e cila dyshohet se ishte duke qarkulluar me shpejtsi të madhe në drejtim të Pejës, dhe me të arritur në fshatin Pavlan, humb kontrollim mbi automjetin dhe rrokulliset duke përfunduar në fushë, vetura është përfshirë nga flakët se bashku me personin që ishte në veturë, në vendin e ngjarjës kanë dalë njësitet relevante të Policisë, ekipi i zjarrëfiksëve dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, me urdhër të prokurorit të shtetit viktima dërgohet ne IML-Prishtinë për obduksion, tha z. Driton Rugova - zëdhënës i Policisë së Republikës së Kosovës (Rajoni Pejë).


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page