PEJË: JON HOTI U DËNUA ME 24 VJET + 6 MUAJ BURG PËR VRASJEN ME ARMË ZJARRI TË KUSHURINJVE ALBISON SHLIVOVA DHE REXHEP SHLIVOVA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 1 day ago
- 1 min read

Pejë, Republika e Kosovës | Gjykata Themelore në Pejë shpalli fajtor:
1- Z. Jon Hoti.

Ai u shpall fajtor për vrasjen e:
1- Z. Albison Shlivova.
2- Z. Rexhep Shlivova (kushurinj mes tyre).

Ndaj tij u shqiptua dënim penal me 24 vjet + 6 muaj heqje lirie.
Akti i vrasjes u krye me dashje dhe me armë zjarri në një njësi shërbimi publike (bar-kafe) në qendër të qytetit të Klinës (rreth orës 14:11, të datës 13.11.2024).

Dorasi kishte kontaktuar viktimat përmes rrjetit social virtual “Facebook” dhe kishte lënë një takim me ta për të diskutuar për një çështje pronësie.
Dorasi u ul në të njëjtën tavolinë me viktimat ku pas një bashkëbisedimi të shkurtër ai u ngrit në këmbë dhe hapi zjarr ndaj tyre.
Vëllai i një prej viktimave ndërhyri për të ndalur sulmin me armë zjarri duke u përplasur me dorasin.
Për pasojë atij ia ra arma e zjarrit nga dora në dysheme.
Dorasi, u largua fill nga vendi i ngjarjes kriminale.
Gjatë gjykimit penal dorasi pranoi aktin e vrasjes.
Ai u gjykua penalisht për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Vrasje e rëndë”.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments