top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI ORMAN; MALIQ | KRISTO AGOLLI DHE DHIMITRIOS PENTAZIDHIS (DIMITRIOS PENTAZIDIS) U ARRESTUAN; TERROR ME ARMË ZJARRI + FARA HASHASHI + KËRKIM ARI ME APARAT METALKËRKUES.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 days ago
  • 2 min read

Fshati Orman, Maliq, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës shqiptare dhe të huaj të Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Kristo Agolli, me moshë 40 vjeç.

2- Z. Dhimitrios Pentazidhis (Dimitrios Pentazidis), me moshë 48 vjeç, qytetar grek.


Njoftim | Maliq.


Qëllonte me armë zjarri, duke terrorizuar banorët dhe rrezikuar jetën e tyre; Policia kap dhe vë në pranga 40-vjeçarin.


Në pranga edhe një shtetas grek, që ishte bashkë me 40-vjeçarin.


Sekuestrohen arma e zjarrit tip kallashnikov, municion luftarak, fara kanabisi dhe një aparat metalkërkues.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Orman, një shtetas po qëllonte me armë zjarri, duke terrorizuar banorët dhe rrezikuar jetën e tyre, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.


Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbimet e Policisë lokalizuan, neutralizuan dhe vunë në pranga shtetasin K. A., 40 vjeç, banues në fshatin Orman, Maliq, i dënuar më parë për vjedhje dhe për prodhim e shitje të narkotikëve.


Në vendngjarje u sekuestruan arma e zjarrit tip kallashnikov dhe municion luftarak.


Gjatë kontrollit në banesën e 40-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën fara kanabisi dhe një aparat metalkërkues, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.


Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, edhe shtetasi grek D. P., 48 vjeç, banues në Athinë, i cili ishte bashkë me 40-vjeçarin në momentin kur ai qëllonte me armë zjarri.


Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi grek kishte ardhur në banesën e 40-vjeçarit për të kërkuar flori me anë të aparatit metalkërkues, i cili dyshohet se ishte sjellë prej tij nga Greqia.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page