top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI NIKËL; KRUJË | U ARRESTUAN ENDRI ALLUSHI; ERALD BASHA; ERVIN TOPI; ARDIAN SHERA | U SHPALL NË KËRKIM POLICOR EMILJANO TOPI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 2 min read

Fshati Nikël, Krujë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Endri Allushi.

2- Z. Erald Basha.

3- Z. Ervin Topi.

4- Z. Ardian Shera.


Shpallën në kërkim policor:

1- Z. Emiljano Topi.


Të pestë banues në Nikël.


Ata janë nën hetim penal paraprak për shkelje penale të parashikuar si:

1- Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, e kryer në bashkëpunim.


Njoftim | Dhunuan dhe kanosën 2 bashkëpronarët e një sipërfaqe toke në Rrugën e Elbasanit, me pretendimin se kjo pronë ishte e njërit prej tyre, arrestohen 4 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.


Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të shtetasve L. H. dhe A. C., se 5 shtetas i kishin dhunuar dhe kanosur, pasi njëri prej tyre pretendon pronësinë mbi sipërfaqen e tokës që kallëzuesit deklarojnë se e kanë blerë në vitin 2021, nga 1 shtetas tjetër, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizoi operacionin “Pretendimi”.


Gjatë operacionit, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit E. A., 28 vjeç, E. B., 31 vjeç, E. T., 42 vjeç dhe A. Sh., 44 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi që pretendon pronësinë mbi sipërfaqen e tokës, E. T., 37 vjeç, të pestë banues në fshatin Nikël, Krujë, shokë me njëri-tjetrin.


Punohet intensivisht për kapjen e 37-vjeçarit, si dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page