FSHATI NIKËL: U ARRESTUA MARKLEN HAKA (ALIU) I NJOHUR SI ANËTAR I “BANDËS SË NIKLËS” | I SHPALLUR NË KËRKIM POLICOR NGA SPAK-u NË KUADËR TË OPERACIONIT “REVANSHI”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 6, 2024
- 2 min read
Tiranë, Shqipëri | Strukturat e Posaçme të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Marklen Haka, i cili, ishte i shpallur në kërkim policor nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në kuadër të operacionit të koduar “Revansh”.
Kumtohet se ai u arrestua në fshatin Nikël të Krujës.
Ai bën pjesë në organizimin kriminal që njihet si “Banda e Niklës”.
Kumtohet se z. Haka kishte tre muaj që kishte ardhur nga Dubai ku jetonte prej kohësh.
Dyshohet se ai ka hyrë ilegalisht në Shqipëri nga Kosova.
Njoftim | Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar "Liqeni i Bacungut".
Falë inteligjencës policore, shërbimet e DVP Tiranë në bashkëpunim me Repartin Special RENEA, organizuan operacionin për kapjen dhe arrestimin e personit me rrezikshmëri të lartë shoqërore, shtetasit Marklen Haka alias Marklen Aliu.
Operacioni ishte i një shkalle të lartë vështirësie dhe rrezikshmërie, dhe ka filluar më datë 02.09.2024 dhe është finalizuar sot rreth orës 14:00.
Si rezultat i këtij operacioni, në afërsi të Liqenit të Bacungut, Nikël, Krujë, ditën e sotme, është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit Marklen Haka alias Marklen Aliu.
Gjatë operacionit janë shoqëruar dhe persona të tjerë të cilët po verifikohen nga strukturat e Policisë.
Në objektin ku është lokalizuar shtetasi Marklen Haka alias Marklen Aliu, është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi me vendimin 49/31 datë 15.05.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal "Arrest në burg", në mungesë, për veprat penale "Vrasja me paramendim", e mbetur në tentativë në dëm të shtetasit D. B., kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, "Grup i strukturuar kriminal", dhe "Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale", parashikuar nga nenet 78/2, 22, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit penal, "Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje", në dëm të shtetasit D. B., kryerja në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, "Grup i strukturuar kriminal", dhe "Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal", parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a e 334 të Kodit penal, "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)





















Comments