FSHATI MUKJE; KRUJË | JETMIR MUKA U ARRESTUA; HASHASH.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 8 hours ago
- 1 min read

Fshati Mukje, Krujë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Jetmir Muka, me moshë 42 vjeç.
Njoftim | Zbulohet një ambient në zonën malore të fshatit Mukje, i përshtatur për tharjen e bimëve narkotike dhe përgatitjen e tyre për shitje.
Arrestohet organizatori i kësaj veprimtarie kriminale. Vihet në hetim, për moskallëzim të këtij krimi, një shtetas.
Sekuestrohet nga ky ambient, një sasi Cannabisi.
Në vijim të operacioneve të Policisë së qarkut Tiranë, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe si rezultat i ndjekjes dhe hetimit të indicieve të marra në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve finalizuan operacionin “Improvizimi”.
Gjatë operacionit u arrestua shtetasi J. M., 42 vjeç dhe nisi procedimi penal për shtetasin B. M., 59 vjeç.
42-vjeçari dyshohet se kishte improvizuar një ambient në territorin malor të fshatit Mukje, të cilin e kishte përshtatur për tharjen e bimëve narkotike dhe përgatitjen e tyre për shitje, ndërsa shtetasi B. M. dyshohet se kishte dijeni për këtë veprimtari dhe nuk e kishte kallëzuar.
Gjatë kontrollit, nga ky ambient u sekuestruan 516 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments