FSHATI MAZGIT; PRISHTINË | U ARRESTUAN FEJZA HASANI; ISMET JUPOLLI; ARTAN JUPOLLI.


Fshati Mazgit, Prishtinë, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me Doganën arrestuan:
1- Z. Fejza Hasani, me moshë 58 vjeç.
2- Z. Ismet Jupolli, me moshë 63 vjeç.
3- Z. Artan Jupolli, me moshë 33 vjeç.
Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Municion luftarak (fishekë, konsiderohen të kontrabanduar nga territori i Republikës së Serbisë).
2- Disa armë zjarri.
3- Të holla të thata.
4- Etj, …
Ndaj tyre zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit







Comments