PRISHTINË | U ARRESTUAN EGZON ELSHANI; BETIM SYLEJMANI; AGON HASHANI; VDEKJA NË VENDIN E PUNËS E ERMAL SHERIFIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 1 min read

Prishtinë, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Egzon Elshani, me moshë 37 vjeç.
2- Z. Betim Sylejmani, me moshë 34 vjeç.
3- Z. Agon Hashani, me moshë 47 vjeç.
Ata konsiderohen përgjegjës për vdekjen në vendin e punës të:
1- Z. Ermal Sherifi (dhe për plagosjen e një tjetër punëmarrësi si pasojë e shembjes së një vinçi në kantierin e ndërtimit “Vëllezërit Asllani”).
Ndaj tyre zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
2- “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)









Comments