top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI MANZË; DURRËS | TRAGJEDI AUTOMOBILISTIKE; MBETËN TË VDEKUR KLEO VRIONI; SARA BRUXHENTELI (BRUGENTELLI); ALVI MUHAXHIRI; MBETËN TË PLAGOSUR REJSI VRIJONI DHE KLEVIS DERVISHI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 2 min read
 Kleo Vrioni
Pamje nga vendi i ngjarjes tragjike

Fshati Manzë, Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se si pasojë e një aksidenti automobilistik mbetën të vdekur:

1- Z. Kleo Vrioni, me moshë 24 vjeç.

2- Znj/znjsh. Sara Bruxhenteli (Brugentelli), me moshë 26 vjeçe.

3- I mituri Alvi Muhaxhiri, me moshë 15 vjeç.


Të plagosur mbetën:

1- Z. Rejsi Vrijoni, me moshë 25 vjeç.

2- I mituri Klevis Dervishi, me moshë 16 vjeç.

Kleo Vrioni
Z. Kleo Vrioni dhe znj/znjsh. Sara Bruxhenteli (Brugentelli)

2- Znj/znjsh. Sara Bruxhenteli


Njoftim | Durrës.


Informacion paraprak.


Rreth orës 02:22, në rrugën dytësore në Manzë, shtetasi K. V., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me një bordurë betoni.


Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. V., 25 vjeç, dhe pasagjerët, shtetasit S. B., 26 vjeçe, dhe A. M., 15 vjeç, kanë humbur jetën.


Pasagjerët e tjerë, shtetasit R. V., 25 vjeç, dhe K. D., 16 vjeç, janë dëmtuar dhe janë nisur drejt Tiranës për ndihmë mjekësore.


K. D, ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page