FSHATI LIPË E MADHE; PEJË | HALIL KURTAJ U ARRESTUA; SHKËLQIM PELAJ DHE FITIM HALITAJ U PROCEDUAN PENALISHT; NËN HETIM PENAL PARAPRAK PËR TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 7
- 1 min read

Fshati Lipë e Madhe, Pejë, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë arrestuan:
1- Z. Halil Kurtaj.
Proceduan penalisht:
1- Z. Shkëlqim Pelaj.
2- Z. Fitim Halitaj.
Ata konsiderohen të përfshirë në konflikt me disa subjekte; ku dyshohet se u përdor armë zjarri.
Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një armë zjarri e shkurtër (brezi).
2- Një gëzhojë.
3- Municion luftarak (disa fishekë).
Ndaj tyre filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
2- “Mbajtje e paautorizuar e armëve”.
3- “Kanosje”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments