FSHATI LESHAK; ALBANIK (LEPOSAVIQ) | VIDOSAV MITROVIÇ PRITET TË GJYKOHET PENALISHT PËR KRIMET E KRYERA NDAJ MILAN VUKASINOVIÇIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 41 minutes ago
- 1 min read
Fshati Leshak, Albanik (Leposaviq), Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner Prokuroria Themelore në Mitrovicë ngriti akuzë penale ndaj:
1- Z. Vidosav Mitroviç.
Ai konsiderohet i përfshirë në plagosjen dhe në rrëmbimin në bashkëpunim me subjekte të tjerë të:
1- Z. Milan Vukasinoviç, i cili dyshohet se u dërgua në territorin serb.
Ai pritet të gjykohet për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Vrasja e rëndë”, në tentativë.
2- “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments