FSHATI LAPNA SELË (LLAPJE SELO); GRAÇANICË | PËLLUMB RAMA (NGA FSHATI PLESHINË I FERIZAJT) U SHPALL NË KËRKIM POLICOR; NJË VEPËR PENALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Fshati Lapna Selë (Llapje Selo), Graçanicë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë shpallën në kërkim policor:
1- Z. Pëllumb Rama, me banim në fshatin Pleshinë, të Ferizajt.
Gjatë veprime policore për një shkelje administrative të lidhur me qarkullimin rrugor, në vendin e ndalimit të automjetit të tij (pasi ai u largua), u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një sasi hashashi (rreth njëqind gramë).
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















Comments