top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI KURJAN; ROSKOVEC | REFIT BUZI U KONSTATUA I VDEKUR; DYSHOHET SE KREU VETËVRASJE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 2 min read

Updated: 9 hours ago

Refit (Nertil) Buzi
Z. Refit (Nertil) Buzi

Fshati Kurjan, Roskovec, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:

1- Z. Refit (Nertil) Buzi, u konstatua i vdekur; ai ishte i rrethuar nga strukturat e posaçme të Policisë së Shtetit në zonën e ish-fushës së helikopterëve, ku kishte qëndruar i ngujuar brenda automjetit të tij; negociatorët u përpoqën ta bindnin të dorëzohej por nuk ia dolën; dyshohet se kreu vetëvrasje.


Në fillimditë ai vrau me armë gjahu:

1- Ish-vjehrrin, z. Kosta Plaku.


Plagosi me armë gjahu:

1- Ish-vjehrrën, znj. Bejlere Plaku, e cila vdiq pasdite në spital.


U largua nga vendi i ngjarjes kriminale duke marrë peng:

1- Ish-të fejuarën, znjsh. Rozalinda Plaku, e cila u lirua gjatë veprimeve policore.


Babai i të ndjerit denoncoi se familja e krushkut i kishte borxh rreth 180 mijë paund britanikë.

 

Djali ia dërgonte paratë Rozalindës. Diskutohet për 180 mijë paund”, tha babai i të ndjerit Buzi.


Njoftim | Roskovec, Fier.


Informacion shtesë.


Në vijim të informacionit paraprak për ngjarjen e rëndë kriminale të ndodhur në fshatin Vidhisht, Roskovec, ku shtetasi R. B., 35 vjeç, vrau me armë gjahu babanë e ish-të dashurës së tij, plagosi nënën e saj dhe mori peng ish-të dashurën, shtetasen R.P, ju  informojmë se:


Pas lirimit të saj falë veprimeve profesionale të Policisë, ekipi negociator i RENEA-s, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, nën drejtimin e Prokurorit, vijoi negociatat me 35-vjeçarin, me qëllim bindjen e tij për t’u dorëzuar dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.


Pavarësisht negociatave intensive, të zhvilluara që prej orëve të para të mëngjesit, 35-vjeçari nuk iu bind thirrjeve të Policisë për t’u dorëzuar dhe, rreth orës 16:35, dyshohet se është vetëvrarë me armën e gjahut që mbante me vete, brenda automjetit.


Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Deklaratë | Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë së Fierit, Erion Ahmeti, deklaroi se gjatë negociatave z. Buzi kishte kërcënuar disa herë se do t’i jepte fund jetës me të njëjtën armë gjahu, e cila dyshohet se u përdor në vrasjen e ish-vjehrrit dhe plagosjen e ish-vjehrrës.


Autori i dyshuar vijon të bëjë rezistencë, duke kërcënuar: mos m’u afroni se do të vras veten”, tha drejtori Ahmeti.


Sipas të dhënave penale paraprake, z. Buzi kishte jetuar më parë në Mbretërinë e Bashkuar; dyshohet se dërgonte të holla për znj. Rozalinda Plaku.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page