top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI KUMAN; ROSKOVEC | SHEFIT RRAPAJ U GJET I VDEKUR; DYSHOHET SE VRAU ME ARMË ZJARRI BASHKËSHORTEN DASHURI RRAPAJ DHE MË PAS KREU VETËVRASJE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 19 hours ago
  • 1 min read

Fshati Kuman, Roskovec, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:

1- Z. Shefit Rrapaj, shtiu me armë zjarri ndaj bashkëshortes së tij, znj. Dashuri Rrapaj.


Si pasojë, ajo mbeti e vdekur.


Dyshohet se më pas dorasi kreu vetëvrasje.


Njoftim | Rreth orës 14:30, shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë), në banesë, bashkëshorten e tij, shtetasen D. Rr., rreth 75 vjeçe, dhe më pas ka vrarë veten.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page