FSHATI STRUM; ROSKOVEC | KLAJDI HOXHA U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK; VDIQ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 2
- 1 min read

Fshati Strum, Roskovec, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Z. Klajdi Hoxha, me moshë 33 vjeç, u përfshi në aksident automobilistik.
Për pasojë, vdiq.
Njoftim | Rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Strum-Roskovec”, automjeti me drejtues shtetasin F. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. C., dhe me motomjetin me drejtues shtetasin K. H., 33 vjeç, banues në Strum.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)














































Comments