FSHATI KOSHUTICË; ALBANIK (LEPOSAVIÇ) | MUHAMED ALI (QYTETAR SIRIAN) U GJET I PLAGOSUR ME THIKË NË OBORRIN E NJË BANESE; FILLUAN HETIMET PENALE PARAPRAKE PËR “VRASJE NË TENTATIVË”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 13 minutes ago
- 1 min read
Fshati Koshuticë, Albanik (Leposaviç), Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Muhamed Ali, qytetar sirian, u gjet i plagosur rëndë, i ulur pranë një garazhi të një qytetari vendas, rreth orës 01:00, të datës 10.12.2025.
Ai kishte plagë të shumta në kokë, krah, brez (në anën e djathtë), të shkaktuara nga një mjet i mprehtë (dyshohet thikë).
Policia vendore e dërgoi në Spitalin e Mitrovicës Veriore, e më pas në Spitalin Rajonal të Mitrovicës Jugore, për trajtim mjekësor.
Në lidhje me rastin filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Vrasje në tentativë”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)











































Comments