ALBANIK (LEPOSAVIÇ) | VLADAN MILOVANOVIÇ U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK; VDIQ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 10 hours ago
- 1 min read
Albanik (Leposaviç), Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Z. Vladan Milovanoviç, vdiq.
Ai ishte subjekt i përfshirë në aksident automobilistik, rreth orës 16:20, të datës 09.12.2025; ndërkohë që ishte pasagjer në një automjet që u përplas me një tjetër automjet; si pasojë pati disa të plagosur; të cilët, u dërguan me ambulancë në Spitalin e Mitrovicës Veriore.
Në lidhje me rastin filluan hetimet penale paraprake për të zbuluar dhe dokumentuar shkresërisht shkaqet e aksidentit automobilistik.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)














































Comments