RRUGA “MURSEL OSMANI”; PRIZREN | FATMIR ÇOÇAJ U ARRESTUA; U PROCEDUAN PENALISHT FIKRI GASHI; FATMIR ÇOÇAJ; BLERIM UKIMERI; HABIB KRYEZIU; NËN HETIM PENAL PARAPRAK PËR ARMË + DROGË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 7 days ago
- 1 min read

Rruga “Mursel Osmani”, Prizren, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Fatmir Çoçaj, me moshë 30 vjeç.
Në bashkëpunim me Prokurorinë u proceduan penalisht:
1- Z. Fikri Gashi, me moshë 44 vjeç.
2- Z. Fatmir Çoçaj, me moshë 24 vjeç.
3- Z. Blerim Ukimeri, me moshë 28 vjeç.
4- Z. Habib Kryeziu, me moshë 33 vjeç.
Gjatë kontrolleve u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një pikë shtatëdhjetë e shtatë (1.77) gramë hashash.
2- Një armë zjarri automatike e gjatë (krahu).
3- Tre krehra luftarakë (karikatorë).
4- Dy shufra metalike.
5- Një elektroshok.
6- Zero pikë njëzet e pesë (0.25) gramë kokainë.
7- Zero pikë njëzet (0.20) gramë hashash.
8- Municion luftarak (dyqind e pesëdhjetë e një – 251 – fishekë).
9- Dy krehra luftarakë (karikatorë).
10- Dy armë zjarri të shkurtra (brezi).
11- Etj, …
Ndaj tyre filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”.
2- “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments