FSHATI KORBLIÇ (KORBLIQ); LAGJJA LESKOVC; KAÇANIK | U SHPALL NË KËRKIM POLICOR MUHAMET SAKIPI; PËRPLASI AUTOMJETIN E POLICISË DUKE PLAGOSUR DISA POLICË; U ARRATIS NË MAQEDONINË E VERIUT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 3 hours ago
- 1 min read

Fshati Korbliç (Korbliq), Lagjja Leskovc, Kaçanik, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë shpallën në kërkim policor:
1- Z. Muhamet Sakipi, me moshë 46 vjeç.
Ai konsiderohet subjekt i përfshirë në përplasjen me automjet të automjetit të Policisë duke lënduar punonjësit që gjendeshin brenda saj.
Pas kryerjes së aktit kriminal ai braktisi automjetin (ku dyshohet se kishte mallra kontrabandë) u arratis në territorin e Maqedonisë së Veriut.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Sulm ndaj personave zyrtarë”.
2- “Kontrabandim i mallrave”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments