FSHATI KOMORAN; DRENAS | MERITON IBRIQI DHE MËRGIM IBRIQI U ARRESTUAN; TREGTARË DROGE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 28
- 1 min read

Fshati Komoran, Drenas, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Meriton Ibriqi, me moshë 23 vjeç.
2- Z. Mërgim Ibriqi, me moshë 28 vjeç.
Gjatë kontrollit të banesave u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal (në banesën e z. Mërgim Ibriqi):
1- 300 gramë hashash.
2- 13 gramë kokainë.
3- Peshore elektronike.
4- Qese për paketim drogërash.
5- Aparat i lëvizshëm telefonik iPhone 15.
Gjatë kontrollit të banesave u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal (në banesën e z. Meriton Ibriqi:
1- 660 gramë hashash.
2- 5 bimë hashashi me lartësi rreth 30 cm.
3- 740 € të thata.
4- Aparat i lëvizshëm telefonik Samsung.
5- Qese për paketim.
Vlera financiare e sendeve të lartparashtruara llogaritet në 6000 €.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments