top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI KARMË; VAU I DEJËS | SOKOL PREKA DHE DAVID DEDA U KONSTATUAN TË VDEKUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 24 minutes ago
  • 1 min read

Fshati Karmë, Vau i Dejës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se si pasojë e shkaqeve dhe rrethanave që janë ende nën hetim penal paraprak mbetën të vdekur:

1- Z. Sokol Preka, me moshë 40 vjeç.

2- Z. David Deda, me moshë 46 vjeç.


Njoftim | Vau i Dejës.


Informacion paraprak.


Në fshatin Karmë, shtetasi S. P., 40 vjeç, roje i një lokali bar-kafe, në pronësi të shtetasit Gj. S., dhe shtetasi D. D., 46 vjeç, elektricist, dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike, në ambientet e jashtme të lokalit.


Si pasojë, shtetasi S. P. dhe shtetasi D.D kanë humbur jetën gjatë transportimit për në spital.


Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page