top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI KAPEDAN; VAU I DEJËS | KLEMJAN PËRNDREU U ARRESTUA; SHISTE DROGË NË LOKALIN E TIJ; OPERACIONI POLICOR I KODUAR “SHADOW” (HIJA).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 hours ago
  • 1 min read

Fshati Kapedan, Vau i Dejës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Klemjan Përndreu, me moshë 32 vjeç.


Njoftim | Vau i Dejës.


Finalizohet operacioni policor i koduar “SHADOW”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.


Shiste lëndë narkotike kanabis, në lokalin e tij, në fshatin Kapedan, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 32-vjeçari K. P..


Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis që e posedonte 32-vjeçari.


Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “SHADOW”.


Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi K. P., 32 vjeç, banues në fshatin Kapedan.


Gjatë kontrollit në lokalin e këtij shtetasi dhe në një ambient ngjitur, në fshatin Kapedan, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, që e posedonte me qëllim shitjen në doza.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page