FSHATI JOVIÇ (JOVIQ); MALISHEVË | QERIM KRASNIQI U KONSTATUA I VDEKUR; PO HETOHET PËR VRASJE; VETËVRASJE; VDEKJE NGA PAKUJDESIA; VDEKJE NGA SHKAQE NATYRALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read
Fshati Joviç (Joviq), Malishevë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Z. Qerim Krasniqi, me moshë 49 vjeç, u konstatua i vdekur nga të afërmit; të cilët, e dërguan Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) Malishevë.
Kufoma e tij pritet t’i nënshtrohet autopsisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore me qëllim zbulimin dhe dokumentimin shkresërisht të shkaqeve të vdekjes.
Në lidhje me rastin po hetohet për:
1- Vrasje.
2- Vetëvrasje.
3- Vdekje nga pakujdesia.
4- Vdekje nga shkaqe natyrale.
Hetimet penale paraprake po zhvillohen mbështetur mbi konceptin penal të parashikuar si:
1- “Hetim mbi vdekjen”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)







































Comments