FSHATI HOÇË E VOGËL; RAHOVEC | RIZA RULI U ARRESTUA; IU KAP NJË SASI E VOGËL KOKAINE TË CILËN E KISHTE FSHEHUR TE ORGANI GJENITAL.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 1 min read

Fshati Hoçë e Vogël, Rahovec, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Riza Ruli.
Ai konsiderohet subjekt i përfshirë në një ngjarje kriminale të ndodhur rreth orës 16:20, të datës 19.08.2025, kur ishte duke udhëtuar me një automjet të markës “VW Golf VI”, ku, gjatë ndalimit dhe kontrollit policor, ai u kap me duar me punonjësit e Policisë në krye të detyrës.
Ai u kap në flagrancë duke nxjerrë nga pjesa gjenitale e trupit një sasi të vogël kokaine.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments