top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI GURI I ZI; DIBËR | LULZIM MARKU U ARRESTUA; 300 RRËNJË HASHASH + ARMË ZJARRI + FISHEKË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 7 days ago
  • 2 min read
lulzim marku

Guri i Zi, Dibër, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Lulzim Marku, me moshë 43 vjeç.


Njoftim | Kishte kultivuar 300 bimë narkotike kanabis në një zonë të pyllëzuar dhe i ruante i armatosur, falë veprimeve të mirëorganizuara policore kapet dhe vihet në pranga autori.


Sekuestrohet arma e zjarrit me të cilën ruante parcelën dhe asgjësohen 300 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.


Në zbatim të masave të ndërmarra në kuadër të planit operacional për parandalimin dhe goditjen, që në fazë fillestare, të tentativave për kultivimin e bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me strukturat e DVP Dibër dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas nga Tirana, i cili kultivonte bimë narkotike në fshatin Guri i Zi dhe i ruante ato i armatosur, kanë organizuar punën për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.


Si rezultat, në një zonë të pyllëzuar të fshatit Guri i Zi, Bashkia Dibër, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin L. M., 43 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap me armë zjarri (pushkë), në ambientin ku kishte kultivuar 300 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.


Arma e zjarrit (pushkë), së bashku me 6 fishekë, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një pjesë të bimëve të dyshuara narkotike, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.


Në vijim të veprimeve për këtë rast, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin H. Sh., me detyrë kryetar i fshatit Guri i Zi, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.


Operacioni antikanabis vijon.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page