FSHATI ABAT; SHALË; SHKODËR | NDOC MJAÇAJ U ARRESTUA; KONSIDEROHET DORAS NË VRASJEN ME ARMË ZJARRI TË PIRO PRRONIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 29
- 4 min read
Updated: Sep 2

Fshati Abat, Shalë, Shkodër, Shkodër | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Ndoc Mjaçaj, me moshë 58 vjeç.
Ai konsiderohet doras në vrasjen me armë zjarri të:
1- Z. Piro Prroni, me moshë 61 vjeç.
Njoftim | Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të vrasjes së 61-vjeçarit, mbrëmjen e djeshme, në fshtatin Abat.
Dyshohet se vrau me armë zjarri pistoletë, 61-vjeçarin, për motive të dobëta, arrestohet 58-vjeçari, i cili u vetëdorëzua disa orë pas ngjarjes, bashkë me armën e krimit.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit vunë në pranga shtetasin N. M., 58 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ky dyshohet se dje, në fshatin Abat, Shalë, ka vrarë me armë zjarri pistoletë, për motive të dobëta, shtetasin P. P., 61 vjeç, banues në fshatin Abat.
Shërbimet e Policisë kanë gjetur në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar dy gëzhoja pistolete dhe 2 mjete prerëse (thikë dhe kmesë).
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Lajm në përditësim, … 👇👇👇
FSHATI ABAT; SHALË; SHKODËR | KRYETARI I FSHATIT NDOC MJAÇAJ DEKLAROI SE VRASJEN E PIRO (SPIRO) PRRONIT E KREVE PËR VETËMBROJTJE SEPSE AI DESHT TË VRISTE NGAQË ZBULOVA NJË PARCELË ME HASHASH.
Shkodër, Shqipëri | Autoritetet vendore të hetimit penal kanë dalë në konkluzion se vrasja e z. Piro Prroni lidhet me zbulimin e një vend-kultimi hashashi.
Gjatë deklarimeve paraprake, dorazi, z. Maçaj, ka pranuar aktin e vrasjes.
Ai ka deklaruar se e kreu vrasjen në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi, sipas tij, z. Prroni po e sulmonte me hanxhar dhe me thikë.
Akti i vrasjes lidhet me kultivimin e bimëve narkotike në zonën e njohur si “Pushime”, e cila, i përket z. Macaj, ku autoritetet vendore të hetimit penale gjetën dhe dokumentuan si provë materiale me karakter kompromentues penal bimë narkotike.
DËSHMIA E KRYETARIT TË FSHATIT NDOC MJAÇAJ. 👇👇👇
… unë jam kryeplaku i fshatit Abat prej dy vitesh.
Duke qënë se për shkak të funksionit dhe përgjegjësive që kam mbi kontrollin e teritorit të fshatit më datën 28.08.2025, rreth orës 17:00, kam dalë duke kontrolluar zonën në vendin e quajtur “Pushime”, pasi ditët e fundit kisha parë lëvizje të dyshimta në këtë zonë dhe kisha merak nëse ndokush mund të jetë duke bërë ndonjë paligjshmëri, në tokën time, pasi kam bjeshkët e mia në këtë vend apo në vende të tjera, pasi ligji më ka ngarkuar për të kontrolluar brenda fshatit.
Në momentin që kam arritur në vendin e quajtur “Pushime”, kam parë një parcelë, të kultivuar me rreth 70-80 bimë narkotike Cannabis Sativa, … (hashash).
Në këtë moment ka ardhur një bashkëfshatar të cilin e njoh me emrin Spiro Prroni (Piro Prroni) dhe mu drejtua me fjalët:
1- “Ça lyp këtu…”?
I thashë:
1- “… kjo është toka jeme dhe kam dalë për ta kontrolluar dhe ç'farë bëhet këtu dhe kush është … ”?
Ai më tha:
1- “ … Jena tek për tek, po të myti …”.
Dhe në këtë moment ka nxjerrë kmesën (kosore) dhe më është afruar, në kam ecur 2 (dy) hapa pas dhe i thashë:
1- “Mos mu afro”, …
Por ai prap është afruar dhe më tha:
1- “ … Jemi vetëm për vetëm, …
Në këtë moment kam nxjerrë pistoletën dhe i kam thënë sërish:
1- “Mos mu afro, ndërsa ai është afruar sërish”.
Unë vazhdoja të tërhiqesha, ndërsa ai më afrohej gjithmonë e më shumë.
Në këtë moment kam qitur një fishek në ajër, për ta trembur por ai u afrua sërish, çoi kmesën për të më vrarë.
I gjendur në këto kushte, i kam drejtuar armën dhe i kam rënë në krahun e majtë, në shpatull.
Aty më tha:
1- “Më vrave”, …
Ka ecur disa hapa pas, dhe u ul në tokë. Nga ai moment nuk ka lëvizur më.
Më pas kam zbritur deri tek banesa ime dhe kam njoftuar disa përsona ndër ta Kushëririn e Piros dhe punonjësin e Policise që është kushëri i Piros dhe ju kam treguar për ngjarjen e ndodhur.
Më pas më kanë telefonuar nga Policia dhe i kam pritur në banesë deri sa kanë ardhur, ku i kam dorëzuar armën, me të cilin kam kryer krimin dhe më kanë shoqëruar në ambjente e Policisë.
Unë jetoj gjatë gjith kohës në Dukagjin dhe gjatë dimrit jemi vetëm dy shtëpi që jetojme atje, prandaj dhe kam mbajt armën por në asnjë rast për këtë qëllim.
Sot më zuri rreziku me të dhe nuk kam dashur të ndodhë kjo punë.
Piro Prronin e kam kushëri të largët por nuk është se kam patur kontakt me të.
Nuk ka patur njeri-tjetër, kemi qenë vetëm ne të dy.
Unë pashë që përvec kmesës në dorë kishte dhe thikë në brez, sipër bluzën, pasi e kishte vendosur në pozicion të dukshëm.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




































Comments