FSHATI FLLAKË; DURRËS | ZJARR NË NJË VEND PARKIMI AUTOBUSËSH.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 27, 2025
- 1 min read

Fshati Fllakë, Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Në parkun e autobusëve, në sektorin “Rinia”, ra zjarr në një vend parkimi të autobusëve.
Njoftim | Rreth orës 13:45, në lagjen nr. 15, Durrës, në parkun e autobusëve në sektorin “Rinia”, pranë “Eco Park”, ka rënë zjarr në ambientet e parkimit të autobusëve, ku si pasojë, janë përfshirë nga flakët disa autobusë të vjetër.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)











































Comments