MALËSI E MADHE: U ARRESTUA LORENC RUSHAJ | AKUZOHET PËR VJEDHJE (HAJDUT).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jan 29
- 1 min read

Malësi e Madhe, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Lorenc Rushaj, me moshë 31 vjeç.
Ai akuzohet se vodhi me thyerje gjatë natës në një dyqan në qytetin e Koplikut, një shumë parash dhe produkte ushqimore.
Njoftim | Malësi e Madhe/Vodhi me thyerje në një dyqan në qytetin e Koplikut, gjatë natës, identifikohet dhe vihet në pranga 31-vjeçari.
Sekustrohen një shumë parash dhe produktet ushqimore të vjedhura.
Në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës/pasurisë, identifikimin e autorëve, kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë arrestuar shtetasin L. R., 31 vjeç, banues në fshatin Bajzë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka vjedhur me thyerje, gjatë natës, në një dyqan, një shumë parash dhe produkte ushqimore, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Vjedhja”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments