FSHATI FERMË-ÇLIRIM; FIER | PETRIT MËRNICA (BANUES NË FSHATIN SULAJ DHE I DËNUAR PËR VRASJE) U ARRESTUA; I ATI I AZGAN MËRNICËS QË VRAU PUNONJËSIN E POLICISË SË SHTETIT NOVRUZ CENALIA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 9 hours ago
- 2 min read

Fshati Fermë-Çlirim, Fier, Shqipëri | Strukturat e Posaçme të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Petrit Mërnica, me moshë 57 vjeç, benues në fshatin Sulaj.
Njoftim | Fier.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Pathway”.
Lëvizte i armatosur me pistoletë me vete, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 57-vjeçari, i dënuar më parë për vrasje.
Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me 2 krëhëra me municion luftarak.
Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Kundër Personit dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara për një shtetas që lëvizte i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pathway”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë, në një lokal në fshatin Fermë Çlirim, shtetasin P. M., me 1 armë zjarri pistoletë, me 2 krëhëra me nga 7 fishekë, që i mbante në çantën e dorës.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin P. M., 57 vjeç, banues në fshatin Sulaj, Fier, i dënuar më parë për vrasje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
































Comments