RRUGA “ISMAIL RAKA”; KAÇANIK | U ARRESTUAN LULZIM MURTEZI; BLERIM HALITI; RINOR FAZLIU (NGA PODUJEVA); MILLOSH MILKOVIÇ DHE DARKO TASKOVIÇ (QYTETARË TË REPUBLIKËS SË SERBISË); PËRPJEKJE PËR VJEDHJE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 days ago
- 1 min read

Rruga “Ismail Raka”, Kaçanik, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Lulzim Murtezi, me moshë 48 vjeç.
2- Z. Blerim Haliti, me moshë 42 vjeç.
3- Z. Rinor Fazliu, me moshë 28 vjeç.
4- Z. Millosh Milkoviç, me moshë 36 vjeç, qytetar i Republikës së Serbisë.
5- Z. Darko Taskoviç, me moshë 35 vjeç, qytetar i Republikës së Serbisë.
Ata konsiderohen të përfshirë në vjedhjen e mbetur në përpjekje të një argjendarie.
Ndaj tyre filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Vjedhje e rëndë në tentativë”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















Comments