FSHATI BUÇIMAS; POGRADEC | SHEQERE HAMATI U ARRESTUA; NË KËRKIM POLICOR U SHPALL XHENSON HAMATI; TREGTARË DROGE ME PAKICË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jul 3
- 2 min read

Pogradec, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
2- Znj. Sheqere Hamati, 64 vjeç.
Shpallën në kërkim policor:
1- Z. Xhenson Hamati.
Njoftim | Pogradec/Finalizohet operacioni policor i koduar “Buçimasi”. Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza.
Arrestohet në flagrancë 1 shtetase, punohet për kapjen e djalit të saj.
Procedohet në gjendje të lirë një 21-vjeçar, pasi iu gjet një sasi lënde narkotike që dyshohet se ia kishte blerë shtetases së arrestuar.
Sekuestrohen një sasi kanabisi, 2 peshore elektronike dhe një shumë lekësh e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Buçimasi”.
Në kuadër të operacionit:
-u arrestua në flagrancë shtetasja Sh. H., 64 vjeçe, banues në fshatin Buçimas;
-u shpall në kërkim djali i saj, shtetasi Xh. H., 30 vjeç, banues në fshatin Buçimas;
-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. T., 21 vjeç, banues në Pogradec.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasve Sh. H. dhe Xh. H., shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që e posedonin me qëllim shitjen në doza, 2 peshore elektronike dhe një shumë lekësh. Shtetasit L. T., gjatë kotrollit fizik, iu gjet një sasi lënde narkotike që dyshohet se ia kishte blerë 64-vjeçares.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments